Milani bëhet gati t’u kthehet stërvitjeve

Futboll

Milani bëhet gati t’u kthehet stërvitjeve

Më: 5 maj 2020 Në ora: 14:29
Milani bëhet gati t’u kthehet stërvitjeve

Milani raportohet se do ta hapë kampin stërvitor të enjten, përderisa lojtarët dhe stafi për momentin janë duke shkuar për vizita mjekësore në La Maddonina.

Sky Sport 24 raporton se vizitat mjekësore të lojtarëve dhe stafit filluan qysh në orën 8:30 të mëngjesit dhe Milani do të presë deri të enjten, kur pritet të përfundohet të gjitha testet mjekësore në klinikën në Maddonina – ku po shkojnë lojtarët në grupe prej 7 deri në 8 persona.

Trajneri Stefano Pioli dhe stafi i tij gjithashtu do të duhet të bëjnë teste, mirëpo mediumi italian raporton se lojtarët janë ata që po i bëjnë teste më të detajuara, si testet për stres, elektrokardiogram dhe analizat e gjakut – të gjitha në mënyrë që ata të mund t’u kthehen stërvitjeve.

Të enjten, lojtarët që i kanë përfunduar testet mund t’i rinisin seancat stërvitore në Milanello, ku yjet e kuqezinjtë do të jenë të ndarë në tre fushat në dispozicion dhe do t’i fillojnë ushtrimet fizike para se të luajnë me topin në këmbë.

Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Kessie nuk janë kthyer ende në Itali, mirëpo mediumet italiane të martën raportuan se suedezi është pajtuar të kthehet përkundër që s’është caktuar një datë kthimi për Serinë A.

Dyshja do të duhet të vetizolohet për dy javë, siç kërkohet nga protokolli dhe dekreti i qeverisë italiane.

Lojtarët që tashmë i kanë kryer testet mjekësore në La Madonnina janë Jack Bonaventura, Lucas Biglia dhe Leo Duarte, ndërsa edhe të tjerë pritet të kryhen gjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat