Shtohen gjasat

Futboll

Shtohen gjasat

Më: 5 maj 2020 Në ora: 15:41
Shtohen gjasat

Neymar dëshiron vetëm Barcelonën dhe për këtë është gati të përgjysmojë rrogën e tij.

Mediat në Spanjë tregojnë se ylli brazilian ka refuzuar plot 100 milionë euro nga PSG, shifër që numri një i klubit francez, Al-Khelaifi i ka propozuar sulmuesit për të rinovuar kontratën që skadon në vitit 2022.

Sipas “El Mundo Deportivo”, Neymar kërkon të ribashkohet me Messin dhe ish-shokët e skuadrës, ndaj dhe për këtë arsye përfitimet kanë kaluar në plan të dytë.

Në Paris, Neymar paguhet me rreth 50 milionë euro në vit, rrogë dhe bonuse. Te Barcelona, ndërkohë, nuk i ofrohet më shumë se ç’merrte në 2017-n, gati 20 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat