Memelli: Tirana ta fitojë titullin në fushë, ju tregoj pengun tim

Futboll

Memelli: Tirana ta fitojë titullin në fushë, ju tregoj pengun tim

Më: 5 maj 2020 Në ora: 16:58
Memelli: Tirana ta fitojë titullin në fushë, ju tregoj pengun tim

Migen Memelli, trajner i të rinjve të Tiranës ka thënë se shpreson që bardheblutë ta fitojnë titullin në fushë këtë sezon dhe nuk do donte ta fitojnë në tavolinë, duke thënë se e mira do ishte të festohej me tifozë.

Gjithashtu ai ka treguar edhe pengun e tij, kur shprehet se kishte mundësinë të kalojë në kampionat të madh, por dëmtimet nuk e lanë.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për të gjithë, pavarësisht se ne jemi munduar të bëjmë më të mirën e mundshme me mundësitë që kemi.

Pse ne nuk mund të stërvitemi në fushë, kur të gjitha kushtet janë dhe mund të respektojmë të gjitha rregullat. Është një dëm i madh psikologjik për të gjithë lojtarët, do e kenë shumë të vështirë.

Mundësitë për tu përdorur 3 autobusë më duket e pamundur. Por unë mendoj që të aplikojmë një mënyrë tjetër, dhe të gjithë lojtarët e rinj prindërit t’i sjellin me makinat e tyre. Në këtë mënyrë do të shmangeshin edhe grumbullimet.

Lojtarët e mi nuk ndihen mirë. Është e vështirë që t’i heqësh në këto momente nga ajo që është jeta e tyre. Ne iu kemi hequr fushën dhe terrenin. Shpresoj që qeveria të marrë shembujt e vendeve të tjera si Italia, ndonëse nuk i kemi mundësitë si ata, pasi në nuk jemi në atë zonën e kuqe. Ne po shikojmë se gjendja po shkon drejt normalizimit.

Unë kam bërë dy ndeshje për Kombëtaren, por në atë kohë paralel me mua kishte lojtarë shumë të mirë, si Trae, Bogdani, Bushi dhe Raklli. Unë jam shumë modest dhe nuk dua të bëj krahasime. Këto lojtarë luanin në kampionate të mëdha.

Pengu më i madh ka qenë se kur kisha mundësi kur të kaloja në një kampionat më të fortë, nuk më lanë dëmtimet. Nga ana e jetesës më mirë kam kaluar në Suedi.

Kur u ktheva nga Faisali isha në kontakte me Tiranën, por më pas Halili mori Plakun dhe nuk donte ta mbi popullonte sulmin dhe unë kalova te Flamurtari. Pas asaj periudhe Tirana më kërkoi përsëri, por unë kalova në Arabinë Saudite. Tirana është skuadër e dashur për mua. Shpresoj që këtë vit të rikthehet dhe ta fitojë në fushë titullin. Nuk do doja që ta fitojë në tavolinë, edhe për historinë që ka vetë klubi.

Armando Broja do të jetë e ardhmja e Shqipërisë. Çelsi duhet të punojë shumë dhje mirë me të, pasi tashmë atij tani i duhet kujdesi. Ai ndodhet në një klub, që i jep mundësinë lojtarëve që të bëhen dikush në të ardhmen. Dejan Liçi është një lojtar me të ardhme, teksa edhe Tare ka thënë se do jetë i dobishëm për Lacion. Mendoj që shumë lojtarë që mund të shkëlqejnë në të ardhmen. Te ekipet e moshave po bëhet një punë shumë e mirë.”, u shpreh Memelli për “Supersport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat