Aguero ‘takon’ Klopp në FIFA20, reagimi i tij bëhet viral…

Futboll

Aguero ‘takon’ Klopp në FIFA20, reagimi i tij bëhet viral…

Më: 5 maj 2020 Në ora: 19:37
Jurgen Klopp

Çfarë ndodh nëse dy rivalë në jetën e vërtetë, takohen rastësisht në një botë virtuale? Për t’i dhënë një përgjigje kësaj pyetje, mjafton të shihet çfarë i ka ndodhur Sergio Aguero-s, sulmues i Manchester City-t, gjatë një lidhje direkte në Twitch, teksa luante në FIFA20.

Argjentinasi i Qytetarëve, pasi ka hapur pakot me lojtarë dhe trajnerë të lojës së famshme dhe pasi ka hedhur në kosh disa kolegë, ka parë të shfaqet… Jurgen Klopp.

Aguero ka hezituar për disa sekonda, duke bërë që të shpërthejë ironia në botën e interentit, që ka krijuar menjëherë një filmim ironik që është bërë menjëherë viral.

Sa për informacion, Aguero ka hedhur në kosh edhe Klopp. Ndoshta më shumë për “antipati” sesa për arsye të lidhura me video-lojën…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat