Ish-lojtari i Juves sulmon Allegrin: U ndjeva i tradhtuar nga ai!

Futboll

Ish-lojtari i Juves sulmon Allegrin: U ndjeva i tradhtuar nga ai!

Më: 5 maj 2020 Në ora: 20:43
Max Allegri

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Medhi Benatia, dha një intervistë të gjatë për Sky Sport ku tregon se është ndjerë i tradhtuar nga Max Allegri. Ai mendon se ish-tekniku i Juves nuk e përkrahu, madje nuk u tregua mirënjohës me kontributin e tij në skuadër.

“Java pas humbjes me Napolin pas golit të Koulibalys ishte e tmerrshme për tifozët e Juves dhe mua personalisht. Isha duke luajtur një nga ndeshjet më të mira me Juven, pasi Chiellini u dëmtua pas 10 minutash dhe e mbajta mbrojtjen i vetëm. Bëra disa ndërhyrje vendimtare dhe e mbajta rezultatin 0-0.

“Në kornen e fundit, gjyqtari më tha se po më shikonte nëse mbaja ndokënd nga bluza. Nuk e mbajta Koulibalyn, ndërsa Albiol kërceu para meje dhe shënoi një gol mjaft të bukur. Humbëm 1-0, por në atë moment nuk mu duk sikur humba një ndeshje, por gjithçka. Javën pasardhëse nuk fola me askënd, nuk fjeta për 3 net.

“Erdhi ndeshja me Interin dhe pashë që Allegri nuk më përzgjodhi. Isha duke luajtur rregullisht, ndaj e mora personale. E mora si një ndëshkim për gabimin me Napolin. Ne fituam 3-2 me Interin e rrëmbyem kampionatin, por u befasova. Mendova se ndoshta nuk e ka parë sa mirë po luaja deri në atë episod. U ndjeva i tradhtuar. Kisha luajtur i dëmtuar dhe sa herë skuadra kishte nevojë për mua”, – tha ish-mbrojtësi i Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat