Për lojtarin shqiptar në garë edhe dy klube franceze 

Futboll

Për lojtarin shqiptar në garë edhe dy klube franceze 

Më: 6 maj 2020 Në ora: 13:36
Për lojtarin shqiptar në garë edhe dy klube franceze 

Edon Zhegrova është një nga lojtarët më premtues te Kosova, teksa që në një moshë të re është duke treguar paraqitje shumë të mira.

Këtë sezon, sulmuesi luan i huazuar te Bazeli, teksa kartonin e tij e zotërojnë belgët e Genk. Megjithatë në sezonin e ardhshëm, lojtarin mund të shohim në një ekip të ri, pasi disa skuadra janë vënë në gjurmët e tij.

“Footmercato”, raporton se Çelsi dhe Ulverhempton e ndjekin prej kohësh lojtarin, por nuk janë vetëm këto dy klube që duan shërbimet e Zhegrovës.

Thuhet se në gjurmët e 21-vjeçarit janë vënë edhe sy klube franceze, si Marseja dhe Lilë, që gjithashtu duan të marrin shërbimet e lojtarit të Kosovës. Mesa duket merkato e verës do jetë shumë aktive për Zhegrovën, që duhet të zgjedhë se ku do vazhdojë karrierën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat