Coutinho, problemi i madh i Barcelonës

Futboll

Coutinho, problemi i madh i Barcelonës

Më: 7 maj 2020 Në ora: 08:30
Philippe Coutinhos

Barcelona ka filluar të ketë kokë-dhimbje nga çështja e Philippe Coutinhos.

Bayern Munich nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së futbollistit, i cili tashmë duhet të kthehet në ‘Camp Nou’.

Kriza e shkaktuar nga COVID-19, dhe ulja drastike e çmimeve të futbollistëve, mund të bëjë që Barcelona ta mbajë në skuadër brazilianin.

Por, mbajtja  e tij, i sjell Barcelonës shpenzime të reja deri në 50 milionë euro.

Katalanët duhet t’i paguajnë pagën deri në 30 milionë euro, dhe paraqitjet e radhës në fanellën e tyre të Coutinhos, do të bënin që ai të arrinte numrin e 100 paraqitjeve në fanellën e kampionëve të La Ligas, që automatikisht do t’i detyronte t’i bënin një tjetër pagesë prej 20 milionë euro Liverpoolit.

Gjatë kësaj kohe, është folur se për Coutinhon ka interesim nga Premierliga, por çmimi i lartë që Barca i ka vendosur lojtarit, mund t’i largojë skuadrat e interesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat