Ronaldo nuk ka dyshime: Së shpejti do të nisim të luajmë

Futboll

Ronaldo nuk ka dyshime: Së shpejti do të nisim të luajmë

Më: 7 maj 2020 Në ora: 12:37
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo duket i bindur se ai së shpejti me skuadrën e tij Juventus do të rikthehet për të luajtur në Serie A.

Skuadra e Juventusit tashmë ka nisur grumbullimin dhe stërvitjetet e para, dhe Ronaldo ditë më parë është rikthyer në Torino, ku do të qëndrojë në karantinë për 14 ditë.

Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, sulmuesi portugez iu ka thënë disa miqve: “Keni për të parë. Së shpejti do të nisim të luajmë”.

Kujtojmë që ende nuk është marrë ndonjë vendim për rinisjen e kampionatit italian, mirëpo qeveria italiane iu ka dhënë dritën jeshile me 4 maj që skuadrat të rifillojnë stërvitjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat