Holanda paralajmëron

Futboll

Holanda paralajmëron

Më: 7 maj 2020 Në ora: 13:19
Holanda paralajmëron

Në Holandë nuk duan të rrezikojnë asgjë. Ky sezon u anulua përfundimisht dhe nuk u shpall asnjë skuadër kampione, pas vendimit të qeverisë se nuk do të ketë futboll deri në datën 1 shtator.

Polemikat mes klubeve kanë qenë të shumta dhe madje disa skuadra pritet të hapin gjyqe ndaj federatës holandeze për fundin e parakohshëm të sezonit.

Gjithsesi në Holandë e kanë mendjen të kalojnë këtë situatë të vështirë pandemie dhe tashmë raportohet se qeveria holandeze nuk do të lejojë asnjë organizim të madh, deri në daljen e vaksinës për COVID-19. Kjo do të thotë që nuk do të ketë ndeshje me tifozë nga shtatori e më pas dhe kjo mund të zgjatë për një vit.

Gjithsesi duhet pritur se si do të shkojë puna e shkencëtarëve, që po punojnë në gjetjen e vaksinës që do të parandalojë infektimin e njerëzve nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat