Qeveria e Maqedonisë së Veriut do ta japë 'dritën jeshile' për rikthimin e futbollistëve - Bota Sot
Qeveria e Maqedonisë së Veriut do ta japë 'dritën jeshile' për rikthimin e futbollistëve

Futboll

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do ta japë 'dritën jeshile' për rikthimin e futbollistëve

Më: 7 maj 2020 Në ora: 14:02
Qeveria e Maqedonisë së Veriut do ta japë 'dritën jeshile' për rikthimin e futbollistëve

Ekzistojnë gjasa reale që klubet elitare maqedonase të rikthehen në fushë këtë fundjavë, pas pauzës dymujore shkaku i pandemisë me koronavirus.

Gjatë ditës së nesërme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do ta mbajë një mbledhje, ku Ministria e Shëndetësisë dhe Stafi i Krizave do të propozojnë zbutjen e masave për përhapjen e pandemisë.

Nëse ndodhë kjo, klubet elitare që garojnë në Maqedoninë e Veriut, priten të rikthehen në stërvitje nën masa rigoroze.

Së pari, sikur në vendet tjera, skuadrat do të riktheheshin në stërvitje me dy apo katër futbollistë.

Më e rëndësishmja është se futbollistët dhe trajnerët më në fund do të dalin nga shtëpitë e tyre dhe do të punojnë në qendrat stërvitore të tyre.

Natyrisht, kjo do të thotë se kampionati i futbollit në Maqedoninë e Veriut nuk do të anulohet, por do të vazhdojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat