Higuain ende nuk ka fiksuar një datë për kthimin e tij në Itali

Futboll

Higuain ende nuk ka fiksuar një datë për kthimin e tij në Itali

Më: 7 maj 2020 Në ora: 14:05
Higuain ende nuk ka fiksuar një datë për kthimin e tij në Itali

Gonzalo Higuain ende nuk ka fiksuar një datë për kthimin e tij në Itali.

Nga përfaqësuesit e tij ka dalë informacioni se ai ka dëshirë ta zgjidhë me konsensus një vit para përfundimit kontratën me Juventusin, por t’iu bashkuar menjëherë skuadrës River Plate në Argjentinë. Mirëpo për bardhezinjtë është më me leverdi huazimin i tij në një skuadër tjetër në Europë. Një mundësi e mirë për ta mbajtur të lidhur lojtarin deri në përfundim të marrëveshjes.

Gjithsesi, babai i “El Pipitas”, Jorge, ka deklaruar për TNT Sports se Gonzalo ka dëshirë të kthehet sa më parë ne Torino. Ndërsa për një marrëveshje të mundshme te River Plate ai deklaroi:

“Nuk është momenti për t’u kthyer te River Plate, ka edhe një vit kontratë me Juvën dhe synon ta respektojë. Nuk më pëlqen të flas më shumë, sepse është thjesht fantazi. Merkatoja në Europë është shumë ndryshe nga ajo në Argjentinë dhe djali im nuk mund të kthehet për momentin te River Plate".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat