Iniesta bisedon me fëmijët e ngjizur atë natë

Futboll

Iniesta bisedon me fëmijët e ngjizur atë natë

Më: 7 maj 2020 Në ora: 17:15
Iniesta bisedon me fëmijët e ngjizur atë natë

Mesfushori legjendar i Barcelonës, Andres Iniesta ka zhvilluar disa biseda tepër të veçanta këtë të mërkurë, ku protagonistë ishin goli i tij i vitit 2009 që i kualifikoi në finalen e Ligës së Kampionëve dhe fëmijët e ngjizur në atë natë.

Bëhet fjalë për golin e shënuar në gjysmëfinale të Champions-it në vitin 2009 kundër Çelsit, që kualifikoi Barçën në finale ku më pas u përball me Junajtid dhe fitoi 2-0.

Ndeshja u luaj në datë 6 maj 2009 në stadiumin e Çelsit. Ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0.

Esien kalonte në avantazh në minutën e 9, ndërsa Iniesta shënon në minutën e 90 dhe bën të shpërthejë festa e tifozëve të Barçës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat