Tragjedi, këta janë sportistët e talentuar që humbën jetën në një aksident, njëri 16 vjeç e tjetri 19

Futboll

Tragjedi, këta janë sportistët e talentuar që humbën jetën në një aksident, njëri 16 vjeç e tjetri 19

Nga: K. G. Më: 7 maj 2020 Në ora: 19:45
Tragjedi, këta janë sportistët e talentuar që humbën jetën në një aksident, njëri 16 vjeç e tjetri 19

Kroacia është goditur nga një tragjedi. Dy sportistë të talentuar humbën jetën gjatë një aksidentit. Lajmin e ka konfirmuar edhe mediat kroate, si “Dalmacija Danas”, “Index.hr”.

Tragjedia ndodhi të hënën, kur një makinë me katër të ri humbën kontrollën.

Më i riu në makinë, që humbi jetën ishte 16-vjeçari, kroati Josip Brkljaçiç, një futbollist i ri i talentuar, i cili luajti për HNK Primorac nga Biograd.

I riu tjetër që vdes është bashkëqytetari i tij, 19-vjeçari, kroati Josip Bepo Kadija, një hendbollist shumë premtues, që ka luajtur në disa klube, dhe vitet e fundit në klubet e Zagrebit PPD Zagreb dhe Maksimir Pastela.

Vdekja e tyre tronditi shokët e tyre të skuadrës dhe gjithë komunitetin sportiv të rajonit të Zarës, por edhe vendasit e Turanjit.

Sipas të dhënave të para, aksidenti ndodhi në portin e qytetit të Zarës, në bregdetin Liburnian, kur një i ri 20-vjeçar duke drejtuar një Audi me targa të Zarës, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në det në një thellësi prej tetë metrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat