Anglia përgatit protokollin e pandemisë, ja zakonet qe do t’u ndalohen futbollistëve

Futboll

Anglia përgatit protokollin e pandemisë, ja zakonet qe do t’u ndalohen futbollistëve

Më: 8 maj 2020 Në ora: 06:39
Anglia

Në Angli vijojnë punën për të përgatitur terren për t’u rikthyer të luajnë ndeshjet e mbetura të sezonit dhe të dielën në mbrëmje kryeministri Boris Johnson pritet të “ndezë dritën jeshile” për nisje e stërvitjeve.

Ndërkohë drejtuesit e Premier League vijojnë të përgatisin protokollin e rreptë të sigurisë, që pritet të hyjë në fuqi dhe zbatohet nga të gjithë klubet, në 12 muajt në vijim, për të shmangur rrezikun e prekjes dhe përhapjes së koronavirusit.

Kështu do të jetë e ndaluar që futbollistët të pinë ujë nga e njëjta shishe, ashtu siç nuk do të lejohet edhe shkëmbimi i fanellave në përfundim të ndeshjes, një gjest ky i zakonshëm dhe masiv në futboll.

Por rregulli që do të jetë më i vështirë për t’u zbatuar do të jetë ai që do të ndalojë përqafimet dhe festimin e përbashkët të lojtarëve, në rastin e shënimit të golit, një gëzim që të gjithë ata që dërgojnë topin në rrjetë e ndajnë me shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat