Conte synonte të firmoste me Alaban

Futboll

Conte synonte të firmoste me Alaban

Më: 8 maj 2020 Në ora: 13:04
Conte synonte të firmoste me Alaban

Trajneri i Interit, Antonio Conte pritet të nis një tentativë tjetër për të firmosur me David Alaban, pasi kishte dështuar të merrte yllin e Bayernit sa ishte trajner te Chelsea.

Alaba ka kaluar 12 vjet me ekipin dominant të Bundesligës, pasi kishte firmosur për akademinë e Bayernit në vitin 2008.

Shpejtë kaloi në ekipin e parë dhe u shndërruar në mesin e mbrojtësve më të mirë në botë.

Kontrata e futbollistit austriak përfundon vitin e ardhshëm, ndërsa ai ka refuzuar ofertën e parë për vazhdim të kontratës.

Klubet më të mëdha evropiane po monitorojnë situatën, duke përfshirë edhe Barcelonën dhe Real Madridin.

Por sipas Sport1, edhe Interi po synon të transferojë Alaban në verë.

Conte kishte synuar të firmoste me Alaban në kohën kur ishte trajner i Chelseat.

27-vjeçari tani do të mund të luante në qendër apo në krahun e majtë të mbrojtjes së Interit me tre lojtarë.

Alaba ka luajtur mbi dhjetë vjet si mbrojtës i majtë, por së fundi po paraqitet në qendër të mbrojtjes.

Ai ka 372 paraqitje për Bayernin me të cilën skuadër ka fituar tetë trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat