Krahasimet me Messin dhe CR7? Del Piero thotë se është më i ngjashëm me argjentinasin

Futboll

Krahasimet me Messin dhe CR7? Del Piero thotë se është më i ngjashëm me argjentinasin

Më: 8 maj 2020 Në ora: 15:01
Del Piero

Ish kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Pioero, ka krahasuar vetën me lojtarët më të mirë në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Del Piero, mendon se ngjashmëritë e tij më të mëdha janë me Lionel Messin, gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

“Unë jam më i afërt me Messin. Nuk jam shumë i gjatë. Kur isha duke luajtur, u përpoqa të shënoja dhe të ndihmoja ekipin”, ka deklaruar Del Pieron.

“Cristiano është një lloj tjetër lojtari, ai është shumë i fortë fizikisht”.

Del Piero tutje ka folur edhe për situatën në futboll, duke shtuar se shpreson që ky sezon të mbyllet në fushat e futbollit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat