Boniek sulmon FIFA-n

Futboll

Boniek sulmon FIFA-n

Më: 8 maj 2020 Në ora: 16:50
Boniek sulmon FIFA-n

Boniek sulmon FIFA-n.

Vendimi për t’i dhënë mundësi ekipeve të bëjnë 5 zëvendësime por vetëm me 3 mundësi gjatë 90 minutave, ka xhindosur legjendën e Polonisë, Boniek, që ka reaguar për mediat italiane: 

“Ky vendim është populist, nuk bëhet fjalë për futboll kështu! Nxjerrin preteksin se lojtarët do të jenë të lodhur dhe nuk ia dalin dot, por edhe përpara 30 viteve kishte vetëm 2 ndërrime dhe luanim madje shumë, pa harruar që ishte tjetër përgatitje fizike, pasi teknologjia nuk kishte avancuar”.

“Për çfarë bëhen 5 ndërrime?!

Në Poloni nuk do ta pranojmë dhe do të vazhdojmë si rregullisht. Po sikur të dëmtohen tre lojtarë në 3 momente të ndryshme çfarë ndodh? Duhet të bësh medoemos dhe dy ndërrimet e tjera… Nuk e di çfarë logjike përdoret”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat