Van der Sar shuan shpresat e gjigantëve të Evropës: Çmimet e lojtarëve të Ajax nuk lëvizin

Futboll

Van der Sar shuan shpresat e gjigantëve të Evropës: Çmimet e lojtarëve të Ajax nuk lëvizin

Më: 8 maj 2020 Në ora: 18:04
Edwin van der Sar

Edwin van der Sar ka dhënë disa komente lidhur me merkaton e verës.

Në kohën kur Eredivisie ka anuluar sezonin aktual, skuadrat holandeze po përgatiten të jenë aktive në merkaton e verës.

Ajax Amstredam është një nga skuadrat që marrin vëmendjen më të madhe, pasi në kampin e tyre kanë një numër talentësh që pëlqehen nga skuadrat evropiane. Lidhur me këtë ka folur Van der Sar, shef ekzekutiv i skuadrës. Ai ka shuar shpresat e gjigantëve të Evropës se çmimet e lojtarëve mund të përgjysmohen.

“Në janar të vitit të kaluar, njerëzit thonin se do të humbnim shtatë ose tetë lojtarë, por ne humbëm vetëm 2 lojtarë kyç. Klubet e mëdha si Bayern Munich kanë thënë se çmimet do të zbriten në merkaton e ardhshme, por është më e lehtë për ta të thuhet kështu, sepse ata blejnë”, ka thënë Van der Sar.

“Sigurisht, 150 – 200 milionë (transferimet) kanë ikur, por unë mendoj se ka akoma vlerë për lojtarët që vijnë nga Ajax. Të edukuar mirë, me eksperiencë në fitoret dhe lojën evropiane”.

“Vitin e kaluar kemi bërë një marrëveshje verbale me Onana, Tagliafico, Van de Beek, që ata të qëndrojnë edhe një sezon, dhe pastaj do të ndihmonim njëri tjetrin për hapat e ardhshëm në karrierë. Asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk do të ketë 50% zbritje në çmime. Klubet le ta harrojnë këtë”, ishin fjalët e ikonës holandeze.

Barcelona, Chelsea, Manchester United e Bayern Munich janë disa nga skuadrat që po interesohen për disa lojtarë të Ajax Amsterdam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat