Premierliga me paralajmërim të rreptë, do të ketë pasoja për skuadrat që votojnë kundër rifillimit të sezonit

Futboll

Premierliga me paralajmërim të rreptë, do të ketë pasoja për skuadrat që votojnë kundër rifillimit të sezonit

Më: 8 maj 2020 Në ora: 19:40
Premierliga

Ende nuk dihet sesi do të rrjedhin gjërat në Premier Ligë sa i përket zhvillimit të ndeshjeve në terene neutrale.

Kjo për shkak se disa skuadra po e shohin me skepticizëm këtë mundësi, andaj edhe pritet të votojnë kundër.

Për të kaluar propozimi i federatës angleze që ndeshjet të luhen në fusha neutrale, 14 skuadra, pra 2/3 e totalit duhet të votojnë pro këtij ndryshimi.

Megjithatë, sipas “Sky Sports”, ekipet si Brighton, West Ham, Watford, Bournemouth, Aston Villa dhe Norwich janë goxha të rezervuara, teksa ky projekt i paraparë duket se nuk po i bind edhe aq.

Duke parë situatën si të tillë, krerët e Premier Ligës kanë paralajmëruar masa të rrepta për ekipet që nuk e votojnë këtë vendim, madje jo vetëm me rënie nga liga, por parashihet edhe pasoja tjera.

Takimi i radhës i organeve kompetente të FA-së me klubet e Premier Ligës do të mbahet të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat