Ighalo shpreson të vazhdojë me Man Utd

Futboll

Ighalo shpreson të vazhdojë me Man Utd

Më: 8 maj 2020 Në ora: 19:49
Odion Ighalo

Odion Ighalo ka zbuluar dëshirat e tij për të ardhmen.

Tashmë anëtari i Manchester United (i huazuar), Odion Ighalo ka shprehur dëshirën që të ketë mundësi të luajë edhe më gjatë me ‘Djajtë e Kuq’.

30 vjeçari i cili me United ka shënuar katër gola në tetë ndeshje, shpreson të qëndrojë në ‘Old Tafford’ edhe pas 31 majit.

“Do të dëshiroja që së paku të mbyllja sezonin. Isha në formë të mirë, shënoja gola dhe tani ne pauzuam për më shumë se një muaj. Kam dhënë më të mirën, shpresoj se do të kthehemi të luajmë”, ka thënë Ighalo.

“Skuadra pati moment të mirë para pandemisë. Momentalisht jam i huazuar, dhe kjo shkurton kohën time te klubi”, shtoi nigeriani.

“Klubi, unë, secili lojtar po kalon në momente të vështira, sepse ne nuk mund të bëjmë atë që duam, atë që dimë të bëjmë më së miri, kështuqë vetëm po mendojmë rreth saj dhe të mbarojmë sezonin, para se të mendojmë për kontrata”.

“Unë vetëm dua që të gjithë të jenë të sigurt dhe të shohim se çfarë e ardhmja sjell”, ishin fjalët e Ighalo.

Odion Ighalo kaloi te Manchester United në formë huazimi, gjatë merkatos së janarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat