Maldini: Serie A nuk duhet të anulohet, Franca gaboi me përfundimin e kampionatit

Futboll

Maldini: Serie A nuk duhet të anulohet, Franca gaboi me përfundimin e kampionatit

Më: 9 maj 2020 Në ora: 11:43
Paulo Maldini

Paulo Maldini deklaron së Serie A duhet të vazhdojë dhe së kampionati nuk duhet të pezullohet.

Legjenda e Milanit, e ka cilësuar të gabuar vendimin e Francës për ndalimin e futbollit, që çoi përfundimin e parakohshëm të sezonit në Ligue 1.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm, por do të ishte fatkeqësi nëse kampionati nuk do të vazhdohej. Francezët gabuan kur përfunduan sezonin, por nëse qeveria jonë merr të njëjtin vendim, ne do të duhet ta pranojmë”, ka deklaruar Maldini.

“Ka shumë pasiguri në gjithë historinë. Problemi është gjithçka, nga stërvitja deri te ndeshjet”.

Kujtojmë se në Serie A, më 13 maj do të ketë një takim shumë të rëndësishëm, ku edhe mund të vendoset nëse do të vazhdohet sezoni, në bazë të rekomandimeve që do të merren edhe nga institucionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat