Torino në kërkim të një trajneri

Futboll

Torino në kërkim të një trajneri

Më: 9 maj 2020 Në ora: 14:33
Torino në kërkim të një trajneri

Torino në kërkim të një trajneri.

Klubi i Torinos po përgatitet për një revolucion gjatë kësaj vere, për të synuar më pas arritjen e një vendi në Kupat e Europës, teksa gjithçka duket se do të nisë nga pankina, ku emri favorit është ai i ish trajnerit të Mialnit, Marco Giampaolo.

Ky i fundit është i papunë që prej shkarkimit nga kuqezinjtë në vjeshtën e 2019-ës, ndërsa sipas mediave italiane ka bërë tashmë kontaktet e para me presidentin e klubit “granata”, Urbano Cairo, për të folur për mundësitë e transferimit në Torino.

Paraprakisht mësohet se Cairo i ka ofruar Giampaolos një kontratë 2-vjeçare dhe njëkohësisht afrimin e 4-5 lojtarëve të tij të preferuar, për të ndërtuar një skuadër sipas filozofisë së tij, të denjë për të arritur objektivat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat