Tetë transferimet që mund të mos ndodhin shkaku i COVID-19

Futboll

Tetë transferimet që mund të mos ndodhin shkaku i COVID-19

Më: 9 maj 2020 Në ora: 15:53
Neymar

Normalisht, në këto kohë të vitit, lajmet kryesore në mediet sportive do të vinin nga tregu i transferimeve.

Çdo ditë, emrat të ndryshëm do të përmendeshin si pjesë e spekulimeve për ndryshim skuadre.

Por, kjo verë, pritet të jetë ndryshe, me skuadrat që vëmendjen kanë vetëm të përfundimi i sezonit në fushë, pas shumë humbjeve që ka sjellë koronavirusi.

Kjo mund të bëjë që shumë lojtarë të cilët kanë shpresuar të ndryshojnë ambient, të vazhdojnë qëndrimin në klubet e tyre, të paktën edhe për një sezon.

Në mesin e tyre është edhe Neymar, që do të ishte e vështirë për Barcelonën të paguante 222 milionë euro për shërbimet e tij, aq sa kërkon PSG.

Tetë lojtarë që mund të vazhdojnë të mbesin në skuadrat e tyre, pavarësisht se është pritur të ndryshojnë skuadër:

Neymar (PSG)

Saul Niguez (Atletico Madrid)

Harry Kane (Tottenham)

Kepa Arrizabalaga (Chelsea)

Kai Havertz (Bayer Leverkusen)

Thomas Lemar (Atletico Madrid)

Ousmane Dembele (Barcelona)

Ivan Rakitic (Barcelona)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat