Tradhti në familje

Futboll

Tradhti në familje

Më: 9 maj 2020 Në ora: 16:22
Tradhti në familje

Tradhti në familje .

Gerard Pique është parë në shëtitje me familjen pas shumë javësh të kauara në karantinë për shkak të coronavirus-it. Mbrojtësi i Barcelona-s ka shijuar disa momente qetësie me fëmijët dhe Shakira-n.

Megjithatë, ka qenë djali i tij Milan që ka tërhequr vëmendjen. Arsyeja? Veshja e tij. Në fakt, i vogli mbante uniformën e dytë të sezonit 2017-18 të Roma-s me emrin e tij dhe numrin e babait.

Një tradhti e vërtetë, duke parë se në atë sezon skuadra verdhekuqe ka marrë një fitore 3-0 historike kundër katalanasve në Champions League, që ka sjellë eliminimin e parakoshëm të babait Pique nga kompeticioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat