Belletti flet për kohën kur Messi shkoi të stërvitej me skuadrën e parë – Iniesta e kishte paralajmëruar

Futboll

Belletti flet për kohën kur Messi shkoi të stërvitej me skuadrën e parë – Iniesta e kishte paralajmëruar

Më: 9 maj 2020 Në ora: 18:17
Messi

Juliano Belletti ka zbuluar disa detaje interesante nga koha kur Messi depërtoi në skuadrën e parë.

Lionel Messi ishte gjithmonë një nga lojtarët që vëzhgohej me vëmendje të veçantë. Kështu ishte edhe kur argjentinasi ishte pjesë e ‘La Masia’.

Juliano Belletti, lojtari që luante si mbrojtës i krahut të djathtë te Barcelona, e që mbahet mend për golin e shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenal, ka treguar se cila ishte situata kur Messi shkoi të stërvitej për herë të parë me skuadrën A.

“Kur Messi erdhi nga Barcelona B për t’u stërvitur me skuadrën e parë, Rijkaard na vendosi 11 kundër 11 në një fushë të vogël”, ka thënë Belletti.

“Iniesta më pyeti nëse e njihja këtë djalosh. Unë i thash jo. Ai më tha të kem kujdes”, ishin disa nga detajet që zbuloi braziliani.

Lionel Messi vazhdoi te Barcelona ku është edhe sot, duke fituar shumë trofe, përfshirë 6 Topat e Artë.

Belletti luante me Barcelonën pak kohë pasi Messi u paraqit në skuadrën e parë, pastaj shkoi në drejtim të Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat