Skuadra gjermane në karantinë, dy lojtarë pozitiv në Covid-19 – nuk luhet ndeshja vikendin tjetër

Futboll

Skuadra gjermane në karantinë, dy lojtarë pozitiv në Covid-19 – nuk luhet ndeshja vikendin tjetër

Më: 9 maj 2020 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Lajme të këqija vijnë nga futbolli gjerman.

Bundesliga 2 ka mësuar lajme të hidhura lidhur me skuadrën e Dynamo Dresden, në kohën e testimeve për Covid-19.

Dynamo Dresden kanë njoftuar se gjithë skuadra e tyre do të izolohet për  dy javët e ardhshme, pasi kanë rezultuar dy raste pozitive me Covid-19.

Kjo do të thotë se ndeshja e planifikuar për vikendin e ardhshëm kundër Hannover nuk do të luhet.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i krerëve të ligës dhe federatës lidhur me këtë situatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat