Pesë lojtarë të skuadrës nga Premierliga nuk duan të kthehen në fushat e blerta

Futboll

Pesë lojtarë të skuadrës nga Premierliga nuk duan të kthehen në fushat e blerta

Më: 9 maj 2020 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Situata në Premierligë vazhdon të jetë e komplikuar.

Derisa Premierliga po vazhdon të ndjek planin për rifillimin e sezonit, kundërshtimet janë të shumta.

Disa skuadra janë shprehur kundër idesë që të luhet në terrene neutrale, përfshirë skuadrën e Watford.

Por, së fundmi raportohet se probleme po hapin edhe disa lojtarë, të cilat nuk duan të kthehen në fushat e blerta.

‘Sun Sport’ raporton se tashmë një skuadër e Premierligës ka pesë lojtarë që nuk duan të përfshihen, nëse sezoni rifillon.

Emrat e lojtarëve dhe skuadrës nuk janë publikuar akoma.

Thuhet se lojtarët janë të frikësuar për shëndetin e tyre dhe nuk duan të rrezikojnë asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat