Vitia lufton për ekzistencë

Futboll

Vitia lufton për ekzistencë

Më: 10 maj 2020 Në ora: 13:12
Vitia lufton për ekzistencë

Futbollistët e Vitisë kanë marrë nga 170 euro nga pakoja Qeverisë së Republikës së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike.

Edhe pse sektori i sportit do të mbulohet nga buxheti 5-milionësh i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kërkesa e Vitisë është aprovuar.

Lajmi është konfirmuar për Olle nga kryetari i klubit, Florent Emini.

Ai ka theksuar që tani lojtarët i kanë marrë mjetet.

“Po, mund të konfirmoj që 19 prej futbollistëve të skuadrës kanë përfituar nga kjo pako dhe tashmë kanë marrë nga 170 euro”, deklaroi shkurtimisht Emini.

Ndryshe, futbollistët janë ndihmuar edhe nga pakoja emergjente e Federatës së Futbollit të Kosovës, e cila ishte ndër më të mirat në rajon.

Vitia lufton për ekzistencë në Ligën e Parë këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat