Vlera e futbollistit shqiptarë në tregun europian...

Futboll

Vlera e futbollistit shqiptarë në tregun europian...

Më: 10 maj 2020 Në ora: 13:22
Vlera e futbollistit shqiptarë në tregun europian...

Arijan Ademi shumë lehtë mund të ndodhë që në sezonin e ri futbollistik të luaj në Turqi te skuadra e Fenerbahçes, aty ku me mjaft sukses po paraqitet Vedat Muriqi.

Anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë me Dinamo Zagrebin ka  kontratë deri me 30 qershor të vitit 2023.

Ndërsa sipas asaj që shkruajnë mediat kroate në rast se Bjelica do të merrte drejtimin e Fenerbahçes, strategu kroat do të kërkonte që me vete të merrte edhe Arijan Ademin.

Vlera e futbollistit shqiptarë në tregun europian është 5.5 milion euro.

Kujtojmë që në të kaluarën për shërbimet e 28-vjeçarit Ademi interesoheshin edhe skuadra nga Italia, Franca dhe Lindja e Largët, mirëpo i njëjti çdoherë refuzonte ofertat që vinin në adresë të tij, duke i mbetur besnik Dinamos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat