Lojtarët e mirë gjithmonë gjejnë zgjedhje

Futboll

Lojtarët e mirë gjithmonë gjejnë zgjedhje

Më: 10 maj 2020 Në ora: 13:34
Solskjaer

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është i bindur që mesfushori Paul Pogba, do mbetet në “Old Trafford”.

Francezi është i lidhur me kalimin te Real Madrid, pasi ka shprehur dëshirën të largohet nga “Djajtë e Kuq”.

Pavarësisht që Zinedine Zidane ka interesim të madh për 27-vjeçarin, klubi anglez dëshiron ta mbajë në skuadër.

Solskjaer ka thënë se kur të rikthehet sezoni, Pogba do nis të bashkëpunojë me Bruno Fernandes.

“Lojtarët e mirë gjithmonë gjejnë zgjedhje të luajnë se bashku, pra është shumë mirë t’i kemi të dy”. “Paul ka pasur vështirësi këtë sezon me lëndime, por kur të rifillojmë do këtë shansin”, tha tekniku norvegjez.

Kontrata e Pogba-s skadon në qershor të vitit 2021, por ka mundësinë ta rinovojë edhe për 12 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat