Jashari nga Kosova: E dogja flamurin e klubit të njohur maqedon, pastaj më rrahën keq policia maqedone e ish jugosllave!

Futboll

Jashari nga Kosova: E dogja flamurin e klubit të njohur maqedon, pastaj më rrahën keq policia maqedone e ish jugosllave!

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2020 Në ora: 17:56
Jashari nga Kosova: E dogja flamurin e klubit të njohur maqedon, pastaj më rrahën keq policia maqedone e ish jugosllave!

Në vitin 1977  udhëtoi për në Shkup, për të përcjellë ndeshjen e Ligës së Dytë Federative të ish Jugosllavisë në futboll, grupi i Lindjes, derbin e madh mes Vardarit nga Shkupi dhe Trepçës nga Mitrovica në kuadër të javës së 22-të. Trepça arriti të stoliset me titullin e kampionit, me 46 pikë apo një më shumë se Vardari, dhe u ngrit në ligën e parë ish jugosllave 1977-1978!

Reshat Jashari veprimtar sportiv,  nga Ferizaj, kujton at ndeshje në Shkup, kur mitrovicasit pësuan humbje me 3:0, por tregon se si u rrah keq nga autoritetet ish jugosllave.   

“At vit, po është luajt loja në Shkup mes Vardarit dhe Trepçës, me sa e dij kanë qenë mbi 10.000 simpatizues nga Kosova, ku Trepça humbi me rezultat 3:0. U ndez flamuri i Trepçës dhe brohoritnin: ‘Gori Trepça’, askush nga publiku shqiptar nuk reagoj. Unë Reshat Jashari mora flamurin  e Vardarit dhe e dogja.

Ku filluan brohoritjet: ‘Gori Vardar’, në ato momente u rraha aq keq nga policia maqedonase e ish jugosllave. Asnjë prej simpatizuesve shqiptar nuk me mbrojti. Ndoshta dikujt i kujtohet kjo ngjarje”,  - komenton Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat