Munishi i bindur: Ky cikël ka përfunduar, nuk jemi rastësisht në pozitën e parë

Futboll

Munishi i bindur: Ky cikël ka përfunduar, nuk jemi rastësisht në pozitën e parë

Më: 10 maj 2020 Në ora: 23:15
Ismet Munishi

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi është se Superliga e Kosovës nuk duhet të rifillojë garat, dhe kësisoj ekipit të tij duhet t’i dhurohet titulli i kampionit.

Gjatë debatit në emisionin ‘Sports Show’, Munishi tha se në aspektin sportiv, ky cikël ka përfunduar.

“Ne po hyjmë në një epokë të re, aq sa kam mundur të kuptoj doktorin [Lul Raka] dhe ligjërimet e tij”, tha Munishi.

“Në aspektin sportiv, për mendimin tim ky cikël ka përfunduar. Dhe nëse vazhdojmë me dhunë të bëjmë dicka, do të kemi dëme të jashtëzakonshme shëndetësore te futbollistët”, theksoi Munishi.

“Do të kemi dëme për sezonin tjetër, s’do të mund të përgatitemi për sezonin tjetër. Klubet që kanë nevojë për konsolidim, nuk do të kenë hapësirë të konsolidohen”, shtoi Munishi.

“Nëse ky cikël vazhdon të mos mbyllet, klubet do të trashëgojnë problemet edhe në 6 mujorëshin e dytë”.

I pyetur se a është i këtij mendimi vetëm pse ekipi i tij kryeson si lider në tabelë, edhe pozita e dytë është e mirë, sipas Munishit.

“Nuk jemi rastësisht në pozitën e parë. Por edhe pozita e dytë është e mirë sepse luan në gara evropiane. Duhet të kuptojmë se futbolli nuk përfundon në këtë edicion. Ne duhet të dimë se futboll do të ketë edhe vitin tjetër”, tha ndër të tjera Munishi.

Kur janë zhvilluar gjithsej 22 xhiro në Superligën e Kosovës në futboll, Ballkani i Ismet Munishit kryeson me 44 pikë, vetëm një pikë më shumë se Drita që është ndjekësi më i afërt.

Sipas Munishit, ekipi nga Suhareka duhet të shpallet kampion, pasi që nuk mund të vazhdohet me futboll në këto kushte pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat