Barcelona kërkon mbrojtësin të cilin e shiti dy herë

Futboll

Barcelona kërkon mbrojtësin të cilin e shiti dy herë

Më: 11 maj 2020 Në ora: 21:07
Barcelona

E pabesueshme, por duket se do të ndodhë: Barcelona do të rikthejë për herë të tretë mbrojtësin Marc Cucurella. Spanjolli është produkt i akademisë së Barcelonës, por nuk arriti të bindë me ekipin e parë, duke u larguar drejt Eibar në janarin e vitit 2019.

Pas gjashtë muajsh, Barcelona e ri-bleu Cucurellan (verë 2019), por në janar 2020, e shiti te Getafe, për 10 milion euro.

Tashmë, duket se katalanasit janë penduar sërish dhe mediat iberike, raportojnë se kanë bërë gati një ofertë prej 15 milion eurosh.

Cucurrella aktivizohet si mbrojtës i majtë dhe 21 vjeçari shihet si pasuesi ideal i Jordi Alba. Barça bleu dhe kartonin e Junior Firpo për të mbuluar krahun e majtë, por ky i fundit ka dështuar të lërë gjurmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat