Ish-futbollisti i Real Madridit arrestohet nga policia për trafikim droge

Futboll

Ish-futbollisti i Real Madridit arrestohet nga policia për trafikim droge

Më: 12 maj 2020 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Ish-anëtari i “Los Blancos”, Edwin Congo është arrestuar nga policia për trafikim droge.

Zyrtarët policorë nga vendlindja e Congos, Kolumbia, e kanë vënë nën pranga atë bashkë me dhjetë persona të tjerë.

Dyshohet për pjesëmarrje në trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, veçanarisht të kokainës.

Lajmin e ka dhënë gazetari i “La Sexta”, Manuel Marlasca.

Image

Congo ka djersitur fanellën e Real Madridit në edicionin 1999/2000, ndërsa ka qenë pjesë edhe e disa skuadrave të tjera nga Primera Divisioni spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat