Ja kush e vajton fundin e shtetit, vdekjen e Jugosllavisë, nisjen e luftërave dhe kur u godit polici në një ndeshje sporti! 

Futboll

Ja kush e vajton fundin e shtetit, vdekjen e Jugosllavisë, nisjen e luftërave dhe kur u godit polici në një ndeshje sporti! 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2020 Në ora: 14:33
Ja kush e vajton fundin e shtetit, vdekjen e Jugosllavisë, nisjen e luftërave dhe kur u godit polici në një ndeshje sporti! 

Dikujt i ka mbetur në zemër Jugosllavia!  Madje në Serbi ende vajtojnë shkatërrimin e shtetit artificial ish jugosllav. Mos të harrojmë, se edhe në Kosovë kemi disa nostalgjikët për at Jugosllavi terrori. 

Media serbe “Informer” vajton se kanë kaluar 30 vjet nga loja që nuk do të harrohet kurrë në këtë fushë  (Maksimir”). 

“Më 13 maj 1990 filloi shpërbërja e një vendi - ish-Jugosllavia, në "Maksimir".
Cërvena Zvezda do të luante kundër Dinamos në Zagreb... Në një moment, tifozët e Dinamos hynë në fushë dhe u drejtuan drejt "Delija". Në kaosin e përgjithshëm, futbollisti i ri i atëhershëm i të "kaltërve", Zvonimir Boban, goditi policin Refik Ahmetoviq”, shkruan “Informer”.

Në video mund ta shikoni në minutën e 9-të e 10 sekonda, kur Bobani goditi policin Refik.

“Mbaj mend gjithçka me krenari. Unë rrezikova karrierën time atëherë”, ka thënë Boban.

Nga ana tjetër, polici tha se ai mund të kishte vrarë Bobanin dhe se ai me siguri nuk do të përgjigjej për këtë.
Pati një përleshje të përgjithshme mes tifozëve, dhe kjo ndeshje shënoi fillimin e shpërbërjes së shtetit.
Jugosllavia po vdiste dhe prisnin që gjithçka të shpërthente.

Në Kroaci, përpara ndeshjes mes Dinamos dhe Zvezda, partia që mbronte pavarësinë fitoi zgjedhjet. Ngjarjet e 13 majit 1990, ishin paralajmërimi i luftërave më të përgjakshëm në Evropë. Ylli i ardhshëm i Milanit, Zvonimir Boban, goditi një polic i cili kishte sulmuar më parë një nga tifozët e Dinamos, shkruanin edhe mediat ndërkombëtare. Gjithçka nisi në një ndeshje futbolli. Kroatët e quajnë shkelmin e Bobanit si “Shkelmi i pavarësisë”. Në fakt, nga ky moment zyrtarisht kishte filluar shembja e Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat