17-vjeçari është një objektiv i Real Madrid, por...

Futboll

17-vjeçari është një objektiv i Real Madrid, por...

Më: 13 maj 2020 Në ora: 16:11
17-vjeçari është një objektiv i Real Madrid, por...

Pronari i Rennes, Francois Pinault, nuk do ta humbasë Eduardo Camavinga-n këtë verë.

17-vjeçari është një objektiv i Real Madrid, por 83-vjeçari nuk ka dëshirë të shesë yllin e tij, duke e ditur se ky vendim mund të njolloste sezonin më të mirë në historinë e klubit, që sezonin e ardhshëm do të luajë për herë të parë në histori në Champions League.

Megjithatë, duke parë se kontrata e lojtarit skadon në 2022-shin, Rennes është e vetëdijshme për rrezikun e humbjes së miliona eurove nëse shitja e Camavinga-s do të shtyhej.

Klubi i Ligue 1, në fakt, akoma nuk e harruar shitjen e Ousmane Dembele te Borussia Dortmund për 20 milionë euro, me francezin që është transferuar një vit më vonë te Barcelona për 140 milionë euro.

Rennes nuk do të bëjë të njëjtin gabim me Camavinga-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat