Me urdhër të Arkanit nisi përleshja e madhe... E çuditshme, Aleksandër Vuqiçi në mes të ‘Delijave’, një histori e turpit

Futboll

Me urdhër të Arkanit nisi përleshja e madhe... E çuditshme, Aleksandër Vuqiçi në mes të ‘Delijave’, një histori e turpit

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2020 Në ora: 17:09
Me urdhër të Arkanit nisi përleshja e madhe... Aleksandër Vuqiçi në mes të ‘Delijave’, një histori e turpit

Dita e 13 majit shënon një ditë krenarie për sportin dhe në përgjithësi Kroacinë, aty ku nisi edhe përfundimisht shembja e themeleve të shtetit artificial, Jugosllavi!

Maqedoni Ladislav Arnaudovski kujtoi gjithashtu ndeshjen e papërfunduar mes Dinamos dhe Cërvena Zvezda në datën historike të 13 majit të vitit 1990.

Ai është një sportist dhe trajner maqedonas që postoi një foto interesante në Facebook me rastin e përvjetorit të ngjarjes së asaj kohe.

Image

"Kanë kaluar 30 vjet ... Ajo ditë e madhe derbi ..., një ditë që ndryshoi botëkuptimin e gjithçkaje”, ka shkruar mes të tjera ai, e transmeton “Sportske Novosti”. 

“Incidentet filluan kur huliganët serbë të udhëhequr nga krimineli i luftës Zhelko Razhnjatoviq-Arkan, filluan të shkatërrojnë tribunën në jug dhe pastaj sulmuan spektatorët. Milicia e atëhershme nuk reagoi, kështu që tifozët ‘Bad Blue Boys’ rrëzuan rrethojat në veri dhe vrapuan në drejtim të rivalëve, ku ndodhi kaosi. Policia përdori shkopinj, gaz lotsjellës dhe një top uji”, shkruan kjo media. 

Çuditërish (e çuditshme) në tribunat e jugut në stadum Maksimir në mesin e simpatizuesve ‘Delije’ është gjetur apo shihet edhe 20-vjeçari Aleksander Vuqiç presidenti i sotëm i Serbisë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat