Habit Barcelona, kërkon këtë futbollist të Juventusit si zëvendësues të Semedos

Futboll

Habit Barcelona, kërkon këtë futbollist të Juventusit si zëvendësues të Semedos

Më: 13 maj 2020 Në ora: 21:34
Barcelona

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pasi e nxjerrë në shitje Nelson Semedos.

Barça ia kishte ofruar mundësinë Semedos ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2025, por palët dështuan të gjenin një ujdi të kënaqshme.

Kampioni spanjoll nuk është i gatshëm t’ia plotësojë kërkesat ekonomike portugezit, gjë që ka shtyrë drejt dështimit të marrëveshjes.

Gjatë bisedimeve mes Barçës dhe Juves për Miralem Pjanic, spanjollët ia kanë ofruar klubit torinez mundësinë të zgjedhë kë do mes Semedos, Sergi Robertos, Ivan Rakiticit dhe Arturo Vidalit.

Megjithatë, emri i De Sciglios është më i fundit që është përmendur në bisedime.

Mbrojtësi italian ka shumë admirues në bordin e Barcelonës dhe shihet si zgjedhje shumë e mirë për krahun e djathtë të skuadrës së Quique Setien.

Juven kërkon rreth 10 milionë euro për 27-vjearin, prandaj një marrëveshje e mundshme është lehtë e arritshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat