Haaland injoron keq Realin

Futboll

Haaland injoron keq Realin

Më: 13 maj 2020 Në ora: 22:09
Erling Haaland

Erling Haaland deklaroi se ai nuk shqetësohet aspak nga zërat që e lidhin atë me një transferim të mundshëm tek Real Madrid.

Senzacioni norvegjez u transferua tek Borussia Dortmund vetëm gjatë këtij janari mirëpo qysh tani po përflitet shumë një largim i tij i mundshëm nga Bundesliga në drejtim të kryeqytetit spanjoll.

Mirëpo dy muajt e fundit shumë gjëra kanë ndryshuar kjo pasi kriza ekonomike që është shkaktuar nga COVID-19 ja ka vështirësuar punët edhe Real Madridit për të transferuar sulmuesin më të kërkuar për momentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat