Ceballos: Kush dyshon në Bale, le t’i shikojë finalet e Ligës së Kampionëve

Futboll

Ceballos: Kush dyshon në Bale, le t’i shikojë finalet e Ligës së Kampionëve

Më: 14 maj 2020 Në ora: 08:46
Ceballos

Gareth Bale është kritikuar ashpër për paraqitjet e tij në fushën e lojës dhe për sjelljen e tij kontroverse jashtë fushës gjatë viteve të fundit.

Megjithatë, bashkëlojtari i tij, Dani Ceballos, i doli atij në mbrojtje, mes interesimit për transferimin e uellsianit nga disa klube të Premierligës.

Ceballos, i cili është për momentin i huazuar në Arsenal, e ka theksuar kontributin që 30-vjeçari e ka dhënë në sukseset e fundit të Los Blancos në Ligën e Kampionëve.

“Premierliga është një ligë që i përshtatet atij mirë, mirëpo ai është një lojtar i rëndësishëm në Real Madrid”, ka thënë Ceballos për Deportes Cuatro.

“Le të mos i harrojmë të gjithë që ai i ka bërë për klubin”.

“Kushdo që nuk i beson atij, duhet t’i shikojë finalet e Ligës së Kampionëve”.

“Ai ka kontribuar mjaft për klubin”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat