Kozniku: Të gjithë u goditën nga policia, më së keqi pësoi...

Futboll

Kozniku: Të gjithë u goditën nga policia, më së keqi pësoi...

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2020 Në ora: 13:09
Kozniku: Të gjithë u goditën nga policia, më së keqi pësoi...

Legjenda e futbollit e Kosovës, Ardian Kozniku, si sot i kujtohet ndeshja e 8 prillit e vitit 1990, në mes Prishtinës dhe Proleterit të Zrenjanit, e cila pati përfunduar me rezultat 0:0, ndërsa me penallti kishte fituar skuadra nga Vojvodina me 6:7, duke importuar një pikë, në kuadër të Ligës së dytë Unike të ish Jugosllavisë.

Ai, atëkohë luante për Prishtinën, ndërsa pas ndeshjes u rrahën lojtarët e Prishtinës, më së keqi pësoi Gani Llapashtica.

“Si sot më kujtohet kur pas ndeshjes me Proleterin kur përfundoi me penallti, atëherë pothuajse të gjithë lojtaret që ishim duke hyrë në zhveshtore kemi marrë goditje nga policët.

Mirëpo, më së keqi për fat të keq ka kaluar kolegu ynë, miku im Gani Llapashtica. Këtë ngjarje kurrën e kurrës nuk do e harroi”, komenton Kozniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat