Masa të rrepta

Futboll

Masa të rrepta

Më: 14 maj 2020 Në ora: 13:14
Low

Bundesliga gjermane do të rinisë me një super derbi, Borusia Dortmund – Schalke 04 dhe me masa të larta sigurie për zbatimin e protokollit mjekësor në këtë periudhë pandemie globale.

Masat e sigurisë kanë prekur edhe trajnerin e Kombëtares gjermane Joachim Low, i cili nuk do të ketë mundësinë të ndjekë performancën e futbollistëve të tij nga stadiumet.

Teksa vëmendja e gjithë botës futbollistike këtë javë është në Bundesligë për mënyrën e përshtatjes së futbollit me rregullat e reja, duket se në Gjermani janë të bindur të zbatojnë me rigorozitet gjithçka.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, timonierit të “pancerave” Joakim Low i është mohuar qëndrimi në stadiume për të vëzhguar futbollistët, deri në një urdhër të dytë, kur të lejohet pjesëmarrja e personave në shkallët e stadiumeve.

Për momentin ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe me një numër të reduktuar personeli në stadium për shkak të masave të mara për të minimizuar rrezikun nga virusi Covid-19.

Këtij rregulli nuk i shpëton asnjë, duke përfshirë edhe trajnerin e përfaqësueses gjermane, që yjet si Timo Werner, Kai Havertz apo Serge Gnabry duhet t’i shohë nëpërmjet ekranit të televizorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat