Mësohet se kur do të rinisë Kategoria e Parë

Futboll

Mësohet se kur do të rinisë Kategoria e Parë

Më: 14 maj 2020 Në ora: 13:24
Mësohet se kur do të rinisë Kategoria e Parë

Ditën e sotme kishte një takim mes presidentëve të klubeve të Kategorisë së Parë dhe FSHF, ku u përcaktua data për rifillimin e kampionatit.

Kategoria e Parë do të rinisë më 7 qershor. Kështu është rënë dakord nga të gjitha palët, teksa tashmë është gjithçka në dorë të qeverisë, për të lejuar rinisjen e aktiviteteve sportive, të cilat janë pezulluar prej më shumë se 2 muajsh.

Lajmin se Kategoria e Parë do të rinisë më 7 qershor e ka dhënë klubi i Tërbunit, teksa shumë shpejt pritet të kemi edhe një njoftim nga vetë Federata.

“ZYRTARE: Kategoria e Parë do të vazhdojë me datë 7 Qershor e vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit ndërsa ekipi ynë do të vazhdojë stërvitjen kolektive pas më shumë se dy muaj me datë 18 Maj. Ndeshja e ardhshme për ekipin tonë do të jetë në Rrogozhinë kundër Egnatias me datë 14 Qershor”, shkruhet në faqen zyrtare të Tërbunit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat