Hasani shtron iftar për klubin shqiptar

Futboll

Hasani shtron iftar për klubin shqiptar

Më: 14 maj 2020 Në ora: 13:33
Hasani shtron iftar për klubin shqiptar

Hasani shtron iftar për klubin shqiptar.

Klubi i futsallit Juventus Serava nga Çairi i Shkupit, edhe sivjet ka vazhduar me traditën e organizimit të iftarit. Kësisoj mbrëmë (e mërkurë, 13 maj) trajneri i klubit Gafur Hasani shtroi iftar për lojtarët dhe kryesinë e ekipit.

Në iftarin e përbashkët ka qenë i pranishëm edhe hoxha i lagjës Bexhet Dernjani.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë në vendin tonë dhe kudo që ndodhen i dëshirojmë agjërim të lehtë edhe gjatë këtyre ditëve të mbetura të Ramazanit”, ka deklaruar trajneri Hasani për gazetarin Reshat Ibrahimi.
Në iftarë kanë marrë pjesë mbi 20 veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat