Juventusi i “dorëzohet” Ronaldos

Futboll

Juventusi i “dorëzohet” Ronaldos

Më: 14 maj 2020 Në ora: 13:39
Juventusi i “dorëzohet” Ronaldos

Juventusi ishte skuadra e parë e Serisë A që njoftoi se do të ulte rrogat e saj, vendim që erdhi falë disponueshmërisë së të gjithë futbollistëve të skuadrës.

Por ky është një vendim që sipas “The Sun” nuk do të prekë yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Sipas tabloidit britanik, që në fakt citon burimet e informacionit të “Corriere Torino”, sulmuesi portugez nuk do të sakrifikojë asnjë qindarkë të 2.4 milionë eurove që përfiton në muaj në Torino nga 31 milionët që fiton në sezon.

Një lajm që nuk është konfirmuar ende, por mesa duket, drejtuesit e “Zonjës” mund të vendosin një trajtim preferencial për numrin 7, që nuk dihet sesi do të pritet nga pjesa tjetër e skuadrës.

Për të mbrojtur ekipin nga impakti negativ që do të ketë për financat ndërprerja e sezonit prej Koronavirusit, drejtuesit e klubit bardhezi kanë vendosur që të dorëzojnë vetëm kontrata që nuk i kalojnë 170 mijë eurot në javë për sezonin e ardhshëm.

Kjo do të sjellë edhe një ndryshim në politikat e merkatos së klubit, që në fakt është reflektuar që tani. Shumë prej operacioneve të merkatos do të tentohen të mbyllen në formë shkëmbimi, siç janë duke u negociuar në këto momente me Barcelonën.

Në krye të listës së dëshirave të Sarrit mbetet rikthimi i Pogbas.

Mesfushori francez që joshet edhe nga Real Madridi, është bërë një sfidë akoma më e vështirë financiare sesa ishte përpara pandemisë, jo vetëm për kampionët e Italisë, por edhe për gjigantët spanjollë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat