FC Prishtina mbështet takimin e kreut të FFK-së me Ministrin e Shëndetësisë

Futboll

FC Prishtina mbështet takimin e kreut të FFK-së me Ministrin e Shëndetësisë

Më: 14 maj 2020 Në ora: 13:48
FC Prishtina mbështet takimin e kreut të FFK-së me Ministrin e Shëndetësisë

FC Prishtina mbështet takimin e kreut të FFK-së me Ministrin e Shëndetësisë.

"Pas takimit të sotëm ndërmjet kreut të FFK-së, kryetarit Agim Hasani dhe Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, klubi ynë ndjehet jashtëzakonisht i mrekulluar që më në fund po shihet dritë në tunelin drejt rinisjes së kampionatit të Superligës.

FC Prishtina inkurajon Ministrin e Shëndetësisë që të veproj konform të gjitha shteteve të rajonit e duke u nisur nga atë më larg prej Gjermanisë që e fillon më 15 maj, Kroacisë e Malit të Zi 30 maj, e deri te Shqipëria me 3 qershor, e Italia me 13 qershor e duke mos i përmendur të gjitha shtet një nga një.

FC Prishtina shpreson shumë që pas takimit të sotëm të të gjithë zyrtarëve të pranishëm, si Ministres së Sportit, Vlora Dumoshi, kryetarin e KOK-ut, Besim Ademi, sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu, drejtorin për sport, Ibër Alaj, që futbolli do të merr rrugën e ligjshmërisë duke u vazhduar dhe përfunduar në fushën e blertë, gjithmonë duke i respektuar rekomandimet e organeve gjegjëse në masat e mbrojtje së shëndetit", thuhet nga FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat