Rashica zgjedh skuadrën e ardhshme

Futboll

Rashica zgjedh skuadrën e ardhshme

Më: 14 maj 2020 Në ora: 16:16
Rashica zgjedh skuadrën e ardhshme

Milot Rashica ka tërhequr interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane, deklaroi kështu drejtori i Werder Bremen, Frank Baumann.

Sulmuesi anësor ka impresionuar me paraqitjet e tij të bëra qysh prej ardhjes nga skuadra holandeze e Vitesse ndërsa tani përflitet se është shumë pranë një transferimi tek RB Leipzig.

Baumann deklaroi për Sky Sports se ka shumë skuadra të interesuara për shërbimet e tij mirëpo pandemia e Coronavirusit i prishi paksa planet për transferimin e tij.

Rashica ka qenë lojtari më i mirë i Werderit, madje është përfolur se sulmuesin nga Vushtrria e ka kontaktuar edhe Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat