Ky fëmijë, sot ka mbi 30 vjeç - problematik në Kosovë!

Futboll

Ky fëmijë, sot ka mbi 30 vjeç - problematik në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2020 Në ora: 16:50
Ky fëmijë, sot ka mbi 30 vjeç - problematik në Kosovë!

I prenë gjuha si sopat! Ka oratori dhe ka edhe guxim!

Në foton e ilustruar, njërën foto është 6 muaj e tjetrën 2 vjeç! Është ish mesfushori më i mirë i Gjilanit dhe në Kosovë, Arben Zeqiri apo ka rreth 38 vjeç! 

Sa ishte futbollist ka qenë jashtëzakonisht i shquar, por edhe tani është i vyer si profesor dhe është edhe analist i futbollit. 
Njihet si problematik apo edhe si ngacmues, sepse si shumë herë me at oratorin e tij, din të bëjë edhe tollovi të panevojshme në futboll. 

Image

Sa e sheh në futboll sa në analiza të lojës!  Ka edhe shkollën e futbollit “Koha” në Gjilan. 
Shoqëria e tij thonë se nuk është edhe aq i rehatshëm në jetë private, din të gjuajë fjalë provokuese në aspektin sportiv.

Image

 I shoqërueshëm po se po, por din edhe të driblojë në momente të caktuara, sidomos kur nuk i shkon atij përshtati edhe t’i lë në pozitën mat rivalët. Një kohë trajner në Dubai madje në Gardën e Mbretit apo goxha kontrovers, po ashtu i mprehtë në vendime, opinionet e analizat e tij – unike. Ky është problematiku i futbollit apo siç thonë në popull: Ngucakeq sportiv por në shoqëri i ëmbël.

Është adhurues i flaktë i Real Madridit dhe Zinedine Zidane, madje kur flet për diqka kulmore e të përkryer thotë: Ky e po kjo është Real Madrid" ....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat