Merret vendimi për Kategorinë e Dytë

Futboll

Merret vendimi për Kategorinë e Dytë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 13:07
Merret vendimi për Kategorinë e Dytë

Ka përfunduar para pak minutash mbledhja e shefit te garave Lusjen Nurishmi me drejtuesit e Katego

risë së Dytë, në Grupet A dhe B, teksa është vendosur, që kjo kategori të rifillojë në datën 7 qershor, mëson “Panorama Sport”. Datë kjo e njëjtë me rifillimin e Kategorisë së Parë.

Drejtuesve të klubeve iu është dorëzuar dhe kalendari përkatës, për zhvillimin e javëve përkatëse.

Në fillim u vendos që Kategoria e Dytë të përfundonte në 29 korrik, më pas kjo datë u ndryshua dhe u la që kampionati të përfundonte në 15 korrik, për t’iu dhanë kohë skuadrave për t’u përgatitur për “Play off”-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat