Elber: Coutinho është nga ata që tronditet shumë lehtë

Futboll

Elber: Coutinho është nga ata që tronditet shumë lehtë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 14:49
Elber: Coutinho është nga ata që tronditet shumë lehtë

Giovane Elber, ish-sulmuesi i Bayern Munich, një legjendë në Bundesliga, ka dhënë një intervistë për “Goal” dhe braziliani normalisht nuk e ka anashkaluar mesfushorin Philippe Coutinho. Elber jep mendimin e tij dhe thekson se problemi i bashkëkombësit të tij është në kokë.

“Kur Coutinho shkoi te Bayern, të gjithë shpresuan që të shohin të njëjtin lojtar që kishin parë te Liverpool, ku ai bëri lojëra të shkëlqyera. Mbërriti në Gjermani pas një sezoni te Barcelona, ku gjërat nuk shkuan mirë për të. Mendoj se kjo i ka mbetur në kokë atij”, shprehet Elber.

Më tej ai shton: “Mendoj se Coutinho është nga ata që tronditet shumë lehtë kur gjërat nuk shkojnë mirë. Ai nuk është një person që mendon, “unë jam Philippe Coutinhi dhe do ta rregulloj këtë”. Ka njerëz që mendojnë: unë do ta vendos këtë ndeshje. Coutinhos i mungon agresiviteti dhe është turp në fakt, pasi  ai është një lojtar i shkëlqyer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat